Dhuna dhe shkelja e masave anti-covid, policia filmoi protestën

schedule23:31 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 23:31 - 9 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme pas protestës, policia bëri bilancin e tubimit që la disa efektivë të lënduar, por nuk njoftoi për arrestime për dhunën në protestë apo shkeljen e masave anti-covid që janë në fuqi.

Por gazetari i “ABC”-së Juxhin Mustafaraj thotë se punonjësit e policisë kanë filmuar të gjithë protestën dhe pritet që përmes pamjeve të identifikohen dhe merren masat, referuar praktikës që ka ndodhur edhe në rastet e tjera më parë.

Policia e shtetit deklaroi se 9 punonjës janë plagosur nga protestuesit mbrëmjen e sotme, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Gjithashtu policia deklaroi se protestuesit, që i cilëson si ekstremistë të dhunshëm thyen xhamat e institucioneve dhe dëmtuan makinat./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!