Dhoma e ulët e Kongresit Amerikan miraton planin e presidentit Tramp

schedule20:52 - 26 Tetor, 2017

schedule 20:52 - 26 Tetor, 2017

Dhoma e ulët e kongresit amerikan miratoi me diferencë të ngushtë votash, planin e presidentit Tramp për reduktim drastik taksash. Demokratët por edhe një pjesë e republikanëve votuan “Kundër”. Sipas tyre, flitet vetëm për ulje taksash për të pasurit dhe kështu rrezikohet rritja e defiçitit buxhetor.

Dhoma e ulët e Kongresit Amerikan miratoi të enjten, paketën e propozuar nga presidenti Donald Tramp për reduktimin drastik të taksave. Paketa Tramp, pjesë e pr/buxhetit të vitit 2018 u miratua me një shumicë të ngushtë votash në Dhomën e Përfaqësuesve të dominuar nga republikanët. Në favor votuan 216 kongresistë dhe 212 kundër.
Ndër të tjera plani parashikon reduktimin me 4.6% të taksës për të ardhurat individuale, duke e çuar në 35%. Taksa e korporatës ulet me 15% dhe bie në nivelin 20%. Në 25% bie edhe taksa për biznesin e vogël, që reduktohet me 14.6%.
Jo të gjithë republikanët votuan “Pro” planit Tramp për taksat. Por këtë herë ata ishin më shumë se në dy votimet e dështuara të mëparshme. Mbështetësit e Trampit janë optimistë se reduktimi i taksave do të vërë në lëvizje ekonominë, duke rritur konsumin, e po ashtu edhe të ardhurat në buxhet. Ndërsa kundërshtarët brenda republikanëve, ashtu si edhe demokratët thonë se taksat lehtësojnë më tepër shtresën e pasur dhe korporatat e mëdha. Për këtë arsye, sipas tyre rrezikohet një rritje e mëtejshme e defiçitit buxhetor. Plani pritet të bëhet publik javën e ardhëshme pasi të marrë edhe miratimin e senatit, ku republikanët kanë 52 nga 100 vendet e dhomës së lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!