Dhoma e Avokatisë Tiranë vijon punën normalisht

schedule13:16 - 25 Mars, 2019

schedule 13:16 - 25 Mars, 2019

Ndërkohë që Dhoma e Avokatisë në Elbasan ka vendosur bojkot deri të premten, avokatët në Tiranë e kanë nisur javën si zakonisht.

Seancat gjyqësore po zhvillohen, ndërsa pritej që Dhoma e Avokatisë në Tiranë, të bojkotonte punën në shenjë proteste për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan, mbrëmjen e së premtes.

Pritet që vendimi i Dhomës së Avokatisë së Tiranës të merret pasditen e 25 Marsit./abcnews.al