Dhoma e Avokatisë i ka kërkuar Komitetit të Disiplinës t’u hiqet licenca për 5 vite prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ose janë larguar nga sistemi i drejtësisë.
Gazetarja Glidona Daci raporton për ABC se kjo kërkesë ka ardhur për shkak se shumë gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar dhe dorëhequr nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar sitës së vettingut, vazhdojnë punën si avokatë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Dhomës së Avokatisë të drejtuar nga avokati Maks Haxhi dhe pritet që vendimin ta marrë Komiteti i Disiplinës.
/mv.abcnews.al