Dhjetra të vrarë e të plagosur nga sulmi në një xhami në Afganistan

schedule20:54 - 18 Tetor, 2019

schedule 20:54 - 18 Tetor, 2019

Së paku 62 njerëz u vranë dhe mbi 30 u plagosen nga shpërthimet në një xhami në provincën Nangarhar të Afganistanit. Autoritetet thanë se sulmi i dyfishtë ndodhi në qarkun Haska Mena gjatë faljes së Xhumasë.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat.

“Mes të vrarëve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë”, tha zëdhënësi i Departamentit Publik Shëndetësor.

Përgjegjësinë për to nuk e mori ende asnjë grup, por militantët talibanë dhe ata të Shtetit Islamik janë aktivë në lindje të Afganistanit, e sidomos aty ku kane ndodhur shperthimet.

Ndërkohë në provincën perëndimore Herat, gjashtë civilë, përfshirë katër fëmijë, u vranë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u godit nga një bombë në anë të rrugës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!