Dhjetëra të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

schedule13:15 - 21 Nëntor, 2024

schedule 13:15 - 21 Nëntor, 2024

Dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta 13 mujore mes ushtrisë izraelite dhe grupit islamik palestinez Hamas.

Mbrojtja Civile në Gaza njoftoi se 22 persona u vranë gjatë natës në një sulm në një lagje në qytetin e Gazës.

“Ne konfirmojmë se 22 dëshmorë janë transferuar në spitale pas sulmit në të cilin ishte shënjestruar një shtëpi në Sheikh Radwan,” tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Mahmoud Bazal për Agence France-Presse.

Një sulm i dytë, rreth mesnatës, vrau dhjetëra njerëz në zonën Beit Lahiya dhe Jabalia, thanë zyrtarët shëndetësorë.

“Ka dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur nën rrënoja,” tha Gossam Abu Safiyeh, drejtor i spitalit Kamal Adwa pranë skenës së sulmit.

Ndërkohë, bombardimet izraelite vazhduan në Liban mbi bastionet e Hezbollahut libanez, një aleat i Hamasit.

Rrethinat jugore të Bejrutit u shënjestruan në sulme të reja mëngjesin e sotëm, menjëherë pasi ushtria izraelite bëri thirrje për evakuim.

Disa zona në jug të vendit ishin gjithashtu në shënjestër, duke përfshirë Kiam, gjashtë kilometra larg kufirit, ku përleshjet midis Hezbollahut dhe forcave izraelite kishin shpërthyer një ditë më parë, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.

Dhuna midis Izraelit dhe Libanit që nga tetori 2023 ka vrarë 3,550 njerëz, shumica që nga fillimi i bombardimeve të rënda të Izraelit më 23 shtator. Nga ana izraelite, 79 ushtarë dhe 47 civilë vdiqën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!