Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

schedule15:16 - 25 Maj, 2024

schedule 15:16 - 25 Maj, 2024

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm gjatë javës së kaluar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej 956 persona janë trajtuar për goditje nga nxehtësia, dehidratim dhe djegie nga dielli që nga fillimi i sezonit të nxehtë – në mes të marsit. Goditja nga nxehtësia ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjeve.

Temperaturat në 27 nga 32 shtetet e vendit të Amerikës Latine janë aktualisht mbi 40 gradë Celsius. Të enjten, temperaturat në qytetin verior të Monclova në shtetin e Coahuila ishin deri në 46 gradë.

Përveç kësaj, ka rënë shi më pak se zakonisht në këtë periudhë të vitit, në pjesë të mëdha të vendit.

“Nga nxehtësia ekstreme po vuajnë edhe kafshët. Në shtetet jugore të Tabasco dhe Chiapas, dhjetëra majmunë ulëritës së fundmi ranë nga pemët të ngordhur ose u dërguan per trajtim mjekësor për shkak të dehidratimit”, sipas organizatave mjedisore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!