Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

schedule09:25 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 09:25 - 20 Dhjetor, 2023

Ushtria izraelite ka bastisur dhe ndaluar stafin e dy prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës, teksa autoritetet izraelite deklarojnë se ushtria është duke punuar për të çrrënjosur krejtësisht luftëtarët e Hamasit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën me 2.3 milionë banorë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shkruan REL.

Izraeli ka bombarduar të martën qytezat në jug të Gazës, duke vrarë të paktën 45 palestinezë, teksa çon përpara ofensivën, me mbështetje të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht rritjes së alarmeve ndërkombëtare.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se fushata në jug të Gazës, do të zgjasë me muaj.

Në një spital të qytezës jugore Rafah, Mahmoud Zoarab, ua ka dhënë lamtumirën dy fëmijëve të tij – të birit 2 vjeç dhe vajzës së lindur dy javë më parë – të dy të vrarë nga një sulm ajror që ka goditur shtëpinë e tyre në orët e para të së martës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!