Dy klasa të nënta rrezikojnë të mbyllen tek shkolla “Ali Demi” në Tiranë. Siç mëson abcnews.al, tek njëra prej tyre kanë dalë 8 nxënës pozitivë me Covid-19. Ndërsa tek tjetra rezultojnë të infektuar 4nxënës.
Sakaq, vijojnë të jenë të larta shifrat e infeksioneve si pasojë e Covid në vendin tonë. Vetëm sot Ministria e Shëndetësisë raportoi 573 qytetarë të infektuar. g.v/abcnews.al

