Dhjetëra mijëra letra dërgohen nga britanikët në Pallatin Mbretëror për shëndetin e Kate Middleton

schedule15:50 - 28 Maj, 2024

schedule 15:50 - 28 Maj, 2024

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është duke u rikuperuar dhe dalëngadalë po fillon të kthehet në normalitet, duke bërë më shumë dalje me familjen e saj.
Megjithatë, zyrtarët e Pallatit nxituan të vënë në dukje se mbretëreshës së ardhshme të Britanisë i duhet ende kohë për t’u rikuperuar.

Në deklaratat për gazetën “Daily Mail”, zyrtarët mbretërorë theksuan se dhjetëra mijëra kartolina dhe dhurata janë dërguar në Pallatin Kensington, pas zbulimit se Princesha e Uellsit vuan nga kanceri.

Marsin e kaluar, gruaja e trashëgimtarit të fronit britanik, ndërsa ishte ulur në një stol në Kensington Gardens, u zbuloi bashkëqytetarëve të saj se kishte filluar kimioterapinë parandaluese për të luftuar kancerin. Ajo u diagnostikua me sëmundjen, pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar.

Në mesazhin e saj publik, Kate njoftoi gjithashtu se po tërhiqet nga jeta publike për t’u fokusuar në shërimin dhe mbrojtjen e familjes së saj. Që atëherë, letrat e mbështetjes kanë vërshuar Pallatin.

Ekipi i korrespondencës së çiftit mbretëror tha se ata ishin “të mbingarkuar” nga dashuria që Kate ka marrë gjatë gjithë rrugëtimit të saj shëndetësor.

Raporti i Daily Mail thekson se të gjitha letrat drejtuar anëtarëve të familjes mbretërore shqyrtohen nga Gjykata. Në një javë normale, Pallati mund të marrë deri në 1000 letra, por ajo që ka ndodhur që nga marsi ka qenë e paprecedentë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!