Gjatë takimit me Forumin e Gruas në Kavajë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti dhjetëra gra demokrate, të cilat iu bashkuan familjes socialiste. Ai u shpreh se çdo demokrat e ka kuptuar sot se gjëja më e rëndësishme është familja dhe jo partia.
“Mos ta ngatërrojmë, kjo nuk është punë partie! Kjo është si ajo që thotë kënga jonë: “Ku është shoqëria, ku është dashuria, aty është Shqipëria”. Sot shokë dhe miq, pavarësisht bindjeve politike, jemi aty ku është Shqipëria, jemi për të ecur përpara. Dua të falenderoj ato zonja që mund të vijnë nga familje të djathta të persekutuara, të përndjekura dhe që janë bashkuar me Forumin e Gruas dhe gjithë gocat e mrekullueshme të Kavajës. Mirë se erdhët në shtëpinë tonë! Është edhe shtëpia juaj. Familja jonë është partia më e rëndësishme nga të gjitha partitë e botës. Nëse familja jonë ka një çerdhe më të mirë, kjo është një arsye për një votë për Redi Kralin. Nëse familja jonë ka një kopsht më të mirë, kjo është një arsye për të votuar numrin 2. Nëse shkollat e Kavajës janë më të mira, kjo është një arsye për familjen tënde,” u shpreh ai.
Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u shqetësuan kurrë për kopshtet çerdhet dhe shkollat e Kavajës, tha ai, sepse halli i tyre i vetëm është non-grata e Amerikës.
“Saliu me Ilir Metën nuk kanë hallet tona, ata kanë halle të tjera. Ata nuk shqetësohen për ju. Kur ishte hera e fundit që patë Sali Berishën të shqetësohet për një çerdhe? Nuk e mban mend njeri se nuk ka ndodhur kurrë. Kur ishte hera e fundit që Saliu të shqetësohet për një kopësht? Nuk e mban mend asnjë, se nuk e ka bërë kurrë. Kur ishte hera e fundit që Sali Berisha u shqetësua për një shkollë? Nuk e ka bërë kurrë, prandaj nuk e mban mend njeri. Sali Berisha ka vetëm një hall, që nuk e lënë amerikanët të dalë nga shtëpia. Pas këtij takimi secila prej zonjave këtu mund të marrë avionin të shkojë ku të dojë, përveç Sali Berishës që nuk shkon dot deri në Rinas,” deklaroi më tej Veliaj.
Një qytet si Kavaja, që u ndërtua mbi antikomunizmin dhe u shpall qytet pro amerikan që në ditën e parë të demokracisë, duhet të vazhdojë vetëm përpara, tha ai.
“Sot rikthehen me pafytyrësi dhe thonë na jepni votën. “Na jepni votën, që të mbushim autobusët!” Nuk thonë na jepni votën, që të bëjmë një shkollë. Nuk thonë na jepni votat të rrisim rrogat, siç më vjen mirë që qeveria jonë ka rritur rrogat nga ky muaj për mësueset, për infermieret, për ushtarakët, për zjarrfikësit. Nuk po e thonë për këtë. Ata thonë na jepni votën që të bëjmë luftë më Amerikën. E keni parë këto ditë me kë bëjnë luftë? Bëjnë luftë me Amerikën. Kanë një muaj që bëjnë luftë me pemët. “Jo, po mbolli Lali kaq pemë, jo po nuk mbolli Lali aq pemë”. Ndërkohë, vetë i kap alergjia të kapin lopatë me dorë. Kanë një vit që zihen me Amerikën dhe kanë një kanë një javë që zihen me Rita Orën. Një parti që zihet me Noizyn dhe Rita Orën,” ironizoi Veliaj./abcnews.al