Dhjetë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule15:54 - 3 Mars, 2021

schedule 15:54 - 3 Mars, 2021

Dhjetë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale, në 24 orët e fundit në Tiranë. Në pranga është vendosur një 20-vjeçar me inicialet R.H., i cili ishte i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 28 shkurt, në bashkëpunim me R. L., që është arrestuar ditën e djeshme. I plagosur në këtë rast ishte një qytetar me iniciale A. Zh.

Po ashtu, është arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar me inicialet L. Ç., i dënuar më parë për vjedhje,  pasi në rrugën “Dervish Hima” ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 40-vjeçari është autor i  vjedhjes së 5 biçikletave, në kohë dhe vende të ndryshme.

Në flagrancë u arrestua edhe  J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po për dhunë në familje u arrestua edhe A. P., 44 vjeç, pasi dhunonte bashkëshorten.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit G. M.,  pasi në Yzberisht ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të  A. B.  U sekuestruan sendet që ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë:

A. V., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
E. B. 37 vjeç dhe F. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
T. Sh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!