Pas raportimeve nga auroritetet e Gazës se 10 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi, Kombet e Bashkuara kanë ngritur alarmin për pasigurinë e dëshpëruar dhe urinë e afërt në enklavë.
“Dokumentet zyrtare të djeshme ose të mëngjesit të sotëm raportojnë praninë e një fëmije të dhjetë të vdekur nga uria e regjistruar zyrtarisht në një spital,” tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier, duke shtuar se kjo është e trishtueshme por për fat të keq priten që shifrat jo zyrtare të jenë më të larta.
Lajmi erdhi pasi mediat raportuan se katër fëmijë kishin vdekur gjatë natës në spitalin Kamal Adëan në veri të Gazës, si dhe gjashtë të rinj të tjerë vdiqën të mërkurën në të njëjtën qendër dhe në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës./abcnews.al