Dhimitri i kërkon dorëheqjen Shahinit: Ju ka kapluar heshtja për përdhunimin e 15-vjeçares

schedule21:36 - 3 Qershor, 2020

schedule 21:36 - 3 Qershor, 2020

Ish-Kryetarja e Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve per Informim Publik Fatjona Dhimitri i kërkon Besa Shahinit të japë dorëheqjen nga posti i ministres së Arsimit.

Ajo i drejtohet Shahinit me një pyetje për të kuptuar se pse hesht në një situatë të tillë duke ironizuar se pret të justifikohet për rastet e pedofilisë në shkolla.

“Znj.Besa Shahini, Meqë keni shfaqur ankesa tek i plotfuqishmi  përse unë nuk ju lë të flisni sa herë që ju lëshoni perlat e radhës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pa më thoni njëherë:

Përse ju ka kapluar heshtja pikërisht tani që duhet të flisni apo të bëni justifikimin e radhës për rastet e pedofilisë së njëpasnjëshme në shkollat tona?!

Si e konceptoni në kufijtë e logjikës suaj dhimbjen e 15 vjeçares së përdhunuar e shantazhuar prej rojes monstër të shkollës?!

Kjo na qenka klima e sigurisë që ju Znj.Ministre i ofroni elitës së kombit?!

Notat e dhimbjes që përjeton vajza dhe familja e saj nuk e cënojnë ndopak ndërgjegjen tuaj si grua?!

Do të mjaftoheni dhe ju me ndjesë publike meqë ne që kerkojmë zbatimin e ligjit jemi moralistë, apo do shihni alternativën e  kthimit andej nga keni ardhur pasi keni dështuar plotësisht në reformën tuaj imagjinare të arsimit! Dorëhiquni Besa!”, përmbyllet deklarata e Dhimitrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!