Dhimbje të mëdha në gjoks, Carlos Tevez përfundon në spital

schedule10:00 - 24 Prill, 2024

schedule 10:00 - 24 Prill, 2024

Ish-lojtari i Argjentinës dhe ylli i shumë klubeve europiane, Carlos Tevez, është shtruar në spital pas dhimbjeve në gjoks.

40-vjeçari, një nga vetëm 14 futbollistët që ka luajtur për Manchester United dhe Manchester City, e kaloi natën në një klinikë në Buenos Aires pasi kërkoi ndihmë mjekësore. Ai do t’i nënshtrohet më shumë testeve sot (e mërkurë) në një spital tjetër aty pranë.

Klubi që menaxhon sulmuesi i pensionuar, skuadra argjentinase Independiente, konfirmoi praninë e tij në spital brenda natës pasi tha se rezultatet fillestare kishin qenë ‘të kënaqshme’.

Raportet lokale i kanë lidhur problemet me stresin. Tevez ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.

“Trajneri ynë, Carlos Tevez, shkoi në spitalin La Trinidad në San Isidro me dhimbje gjoksi. Ata kanë kryer testet përkatëse dhe kanë qenë të kënaqshme. Sot ai do të vazhdojë me një sërë analizash të planifikuara paraprakisht si pjesë e një kontrolli të përgjithshëm”, thuhej në njoftimin e parë të klubit Independente.

“Carlos Tevez do të shtrohet në spital si një masë paraprake derisa të përfundojnë testet përkatëse”, ishte postimi i mëvonshëm i klubit argjentinas. Mësohet se Tevez vuan nga presioni i lartë i gjakut dhe i nënshtrohet rregullisht kontrolleve mjekësore./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!