Real Madrid po përgatitet për duelin e parë ndaj Atalantës. “Los Blancos” do të përballen me zikaltrit të mërkurën në mbrëmje në Bergamo, në një duel që parashikohet shumë i fortë dhe emocionues.
Ai që shqetëson trajnerin Zidane është Karim Benzema. Sulmuesi kryesor i kampionëve të Spanjës ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe te Reali nuk duan të rrezikojnë.
33-vjeçari nuk është stërvitur paraditen e sotme me shokët e skuadrës dhe është në dyshim të madh për duelin ndaj Atalantës. Francezi pritet të mos udhëtojë drejt Italisë me shokët e skuadrës, por nesër do të merret vendimi final. /abcnews.al