Real Madrid luan në Getafe ndeshjen e radhës në kampionat. “Los Blancos” po garojnë fort me Atletico Madrid dhe Barcelonën për fitimin e titullit, dhe vetëm dy pikë është distanca mes tre skuadrave.
Trajneri Zinedine Zidane ka humbur shërbimet e një mesfushori për duelin e mbrëmjes së sotme (21:00). Bëhet fjalë për Federico Valverde, lojtarin nga Uruguai.
Official Announcement: Fede Valverde#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) April 18, 2021
22-vjeçari latin ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 duke u detyruar të futet në karantinë, lajm që konfirmohet nga kampionët në fuqi të Spanjës. /abcnews.al