Dhimbje koke për Zidane, dy titullarët humbasin sfidën me Manchester City

schedule15:27 - 10 Mars, 2020

schedule 15:27 - 10 Mars, 2020

Humbja e fundit në kampionat përballë Betis i kushtoi vendin e parë në renditje Real Madrid. Situata është përkeqësuar më shumë pas dy dëmtimeve të radhës. Marcelo dhe Thibaut Courtois kanë shfaqur probleme muskulore dhe do të mungojnë për një farë kohe.

Vetë klubi spanjoll ka raportuar për gjendjen e portierit dhe mbrojtësit të majtë në rrjetet sociale. Braziliani ka një tërheqje në këmbën e majtë, ndërsa portieri belg ka probleme muskulore në kofshën e majtë.

Kontrollet më të detajuara mjekësore do të përcaktojnë saktësisht kohën e rikuperimit të dy lojtarëve të rëndësishëm, por vështirë që të jenë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City. Sfida e kthimit në Champions zhvillohet në Angli në 17 mars dhe “Los Blancos” këna detyrën e vështirë për të përmbysur humbjen 1-2 në “Santiago Bernabeu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!