Nuk mjaftonte fakti që po kalon një sezon katastrofik, te Fiorentina. Anësori i sulmit, Christian Kouame është shtruar në spital, mëngjesin e kësaj të enjtje, pasi është prekur nga sëmundja e malarit. “Fantazisti” i repartit ofensiv mori pjesë në Kupën e Afrikës, teksa Kombëtarja e tij, Bregu i Fildishtë triumfoi, ndaj “Violët” i dhanë një javë leje ekstra për festuar.
Mirëpo, duket se java e pushimit ka qenë fatale, 26-vjeçarin, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatuta se Kouame ishte prekur nga malaria dhe dhe klubi italian mori menjëherë masat duke e izoluar dhe nisur terapinë, terapi që pritet të zgjasë 2-3 javë dhe rikthimi i tij në fushë është planifikuar në fundin e muajit mars.
Christian Kouame ka zhvilluar 22 përballje gjatë këtij sezoni, në të gjithë kompeticionet, ku Fiorentina merr pjesë, ku ka arritur të shënojë vetëm 1 gol, si dhe të dhurojë 1 asistim, mirëpo pavarësisht statistikave të dobta pritet që mungesa e tij, në grupin e lojtarëve të shkaktojë jo pak “dhimbje koke”, për teknikun, Vincezno Italiano. /i.m /abcnews.al