Tirana në përballjen me Dinamon do i duhet të bëjë pa dy lojtarë kryesorë të saj.
Majkëll Ngo është lojtari i parë që mungon në takimin me “Blutë”, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Mungesë do te jetë edhe Ardit Toli. Mesfushori do të mungojë për arsye pezullimi, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.
“Dhimbje koke” për trajnerin Orges Shehi, që do i duhet të përballet me Dinamon pa dy lojtarë kryesorë të skuadrës, por nga ana tjetër një ka edhe një lajm të mirë për teknikun e “bardh e bluve”.
Lojtari Najdovski rikthehet pas kartonit të kuq dhe do të jetë gati për këtë derbin. /f.a/abcnews.al