Dëmtim te Milani. Franck Kessie, një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve të Stefano Piolit, ka pësuar një dëmtim në seancën stërvitore të ditës së djeshme.
24-vjeçari afrikan ka pësuar një tërheqje muskulore, që do e mbajë disa javë jashtë fushave të blerta. Kessie humbet në këtë mënyrë ndeshjet e para të kampionatit.

Situatë që detyron Milanin të futet në merkato për të siguruar një qendërmesfushor. Pioli ka për momentin në dispozicion vetëm Bennacer dhe Tonalin në qendër të mesfushës. /abcnews.al