Dhimbje koke për Joachim Low, ylli i mesfushës rrezikon Euro 2020

schedule19:10 - 9 Maj, 2021

schedule 19:10 - 9 Maj, 2021

Joachim Low do të largohet nga drejtimi i kombëtares gjermane pas Euro 2020. 61-vjeçari dëshiron ta mbyllë me trofeun e madh aventurën 15-vjeçare në stolin e “Pancerave”.

Trajneri gjerman ka marrë një lajm të keq. Kicker raporton se mesfushori i Bayern Munchen, Leon Goretzka, ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi dhe rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2020.

 

Duke festuar një gol me Gjermaninë

26-vjeçari u fut në fushë në minutën e 60-të në takimin që bavarezët fituan 6-0 ndaj M’Gladbach një ditë më parë. Ndeshja zgjati vetëm dhjetë minuta për shkak të një tërheqje muskulore në pjesën e pasme të kofshës.

Goretzka është një nga pikat më të forta të Gjermanisë dhe po lufton me kohën për të qenë gati për duelin e parë në Euro 2020, atë ndaj Francës më 15 qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!