Interi do të përballet me Bolognan të mërkurën për të zhvilluar mes tyre sfidën e prapambetur të Seria A.
Mbrojtësi Robin Gosens, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës, si pasojë e një lëndimi muskulor që e pësoi në stërvitjet e sotme.
Sipas “Calciomercato.com” raportohet se gjermani mund të mos udhëtojë “Stadio Dall’Ara” si pasojë e këtij dëmtimi.
27-vjeçari ishte parashikuar të niste sfidën si titullarë ndaj Bolognas, teksa mund të mbetet jashtë ose në rastin më të mirë të jetë në stol. /f.a/abcnews.al