Dëmtimi në ndeshjen e djeshme kundër Empolit dha menjëherë përshtypjen se nuk ishte diçka e lehtë dhe pak më parë Interi lëshoi një deklaratë zyrtare për gjendjen e Marko Arnautovic.
“Marko Arnautovic iu nënshtrua testeve instrumentale këtë mëngjes në klinikën Humanitas në Rozzano pas dëmtimit të djeshëm në ndeshjen kundër Empolit. Për sulmuesin zikaltër, një tendosje muskulore e mesme në kryqzimin miotendinoz të bicepsit të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javët në vijim”.
Pavarësisht se sulmuesi austriak do të rivlerësohet në javët në vijim, tashmë është e mundur të bëhet një parashikim për kohët e rikuperimit, me ish-lojtarin e Bologna që pritet të qëndrojë jastë për rreth një muaj e gjysmë.
Ky është një problem për Inzaghin, pasi kalendari është shumë i ngarkuar dhe kështu do të jenë tre sulmues në dispozicon./h.ll/abcnews.al