Kjo Kupë Bote ka nisur me shumë mungesa, ku shumë yje mungojnë në këtë turne për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.
I radhës që është dëmtuar është sulmuesi i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, Leroy Sane. Talenti i Gjermanisë është larguar nga seanca stërvitore pasi ka shqetësime në gju dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Federata Gjermane pa dhënë shumë detaje.
Gjermania do të ndeshet të mërkurën ndaj Japonisë, ku Sane nuk do të jetë në dispozicion./ h.ll/abcnews.al