Gareth Southgate ka marrë një lajm të keq ditën e sotme. Mbrojtësi i djathtë i Liverpool, Trent Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim që do e detyrojë të qëndrojë jashtë Euro 2020.
22-vjeçari pësoi një tërheqje në kofshë në miqësoren e mbrëmjes së kaluar ndaj Austrisë, sfidë që “Tre Luanët” e fituan 1-0. Alexander-Arnold i është nënshtruar sot kontrolleve të detajuara mjekësore.
Breaking: Trent Alexander-Arnold will miss the European Championships
The Liverpool full back is out for six weeks with a thigh injury and will withdraw from the England squad | @_pauljoyce https://t.co/TaWOdkYt9s
— Times Sport (@TimesSport) June 3, 2021
Përgjigjet e testeve kanë rezultuar zhgënjyese, “raketa” e krahut do duhet të qëndrojë 6 javë jashtë fushave, duke humbur pjesëmarrjen në Euro 2020 me kombëtaren e tij. /abcnews.al