Partizani arriti të merrte fitoren e tyre në kampionat në javën e 10-të të superiores, ku mposhti Teutën. Një fitore që mund te jetë kthesa e demave në këtë kampionat, të cilët janë shumë larg pritshmërive këtë vit.
Në ndeshjen e javës së 11-të që do të luhet në fundjavë Partizani do të përballet me skuadrën e Skëndërbeut, ku korçarët arritën të ndalonin Tiranën kryesuese në barazim pa gola.
Për këtë sfidë trajneri Ilir Daja do të ketë një mungesë të rëndësishme. Albion Marku nuk arriti të menaxhojë nervat në ndeshjen kundër Teutës duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë që pastaj doli nga fusha e lojës me të kuq.
Mungesa të tjera për partizanin janë edhe Cardozo dhe Damçevski, të cilët janë të dëmtuar ndërsa portieri Hoxha akoma nuk është rikuperuar siç duhet dhe do vazhdojë të mungojë. /f.a/abcnews.al