Me kenge , flakadanë dhe lot tifozet e ekipit grek Paok ne Selanik I dhane lamtumiren e tyre te fundit 7 te rinjeve qe humben jeten ne aksitendin tragjik hekurudhor ne Rumani pasi Furgoni I tyre u perplas me nje kamion Cisterne teksa udhetonin drejt Frances. Ne mesin e viktimave nga aksidenti Tragjik automobilistik mbeti I vrare edhe I riu Shqiptar Vasil Palo ndersa I plagosur mbeti Genci Sadiku.
Trupat e pajetë të viktimave u transportuan nga qyteti i Timișoarës në Rumani drejt Selanikut me avion ushtarak C-130 te forcave ajrore Helene.
Në Selanik, avioni u prit nga dhjetëra tifozë të PAOK-ut, të cilët më pas organizuan një kortezh me motorë drejt stadiumit të Toumbas. Me flakadanë të ndezur dhe thirrje prekëse, ata shoqëruan arkivolet drejt stadiumit, ku turma e përlotur brohoriste: “Të pavdekshëm” dhe “Vëllezër, ju jetoni, ju na udhëhiqni”.
Ceremonitë mortore për shtatë tifozët që humbën jetën në aksidentin në Rumani do të zhvillohen të premten dhe të shtunën në Selanik, Aleksandri dhe në Arona të Pierias, ku familjarë, miq dhe bashkëudhëtarë do t’u japin lamtumirën e fundit.
Mes lotesh dhe dhimbjes Mijera qytetare qe dolen per te nderuar 7 te rinjte qe humben jeten ne aksidentin tragjik thane se kujtimi I tyre do te mbetej perjete ne stadiumin e qytetit.


