As në ëndrrat e tyre më të çmendura nuk do e kishit menduar atë që përjetuan 3 turistë nga Holanda kur u sulmuan nga një dhi teksa shëtisnin në Granada të Spanjës.
Kafsha sulmoi fillimisht një grua 64-vjeçare, të cilën e hodhi nga një shkëmb 20 metra , si pasojë ajo theu kyçet e duarve.
Më pas dhia sulmoi dy gra të tjera, të cilat ishin në shoqërinë e holandezes, duke i plagosur. Sipas Murcia Today, një grua u rrëzua pa ndjenja nga goditjet ndërsa tjetra shpëtoi me disa mavijosje.
Una cabra montés desata el caos en Trevélez. Tres senderistas han tenido que ser rescatados por la @guardiacivil en el municipio granadino tras ser atacados por el animal. Nos lo cuenta Juan Cano @juancanosur en #LaOtraCrónica. ? Más ℹ️
? https://t.co/6h0Nfshnoe pic.twitter.com/D8tKo5TY8B
— Despierta Andalucía (@DespiertaCSur) June 2, 2023
Autoritetet u njoftuan nga një banor i zonës, i cili pa ngjarjen dhe madje kishte nevojë për ndihmën e një helikopteri për të shpëtuar tre gratë.
Operacioni për shpëtim ishte aq i vështirë për shkak të motit, saqë autoriteteve iu deshën më shumë se 15 orë për të mbërritur në vendngjarje.
Sipas ekspertëve, dhitë janë në sezonin e riprodhimit, gjë që i bën kafshët edhe më agresive./abcnews.al