Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Pejë. Mediat në Kosovë raportojnë se është arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy vëllezërit e saj.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Detaje tjera rreth motivit të ngjarjes nuk janë dhënë.