Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DHAT 2026: Edmond Petraj Kryeson Garën për Kryetar të Dhomës së Avokatisë

schedule10:24 - 22 Maj, 2026

schedule 10:24 - 22 Maj, 2026

Sot po zhvillohen zgjedhjet për drejtimin e Dhoma e Avokatisë Tiranë, ku avokatët e kryeqytetit po votojnë për kryetarin dhe organet e tjera drejtuese të institucionit. Procesi i votimit ka nisur në orën 09:00 dhe do të vijojë deri në orën 18:00 në ambientet e Piramidës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake nga votuesit e deritanishëm, në garën mes tetë kandidatëve për kryetar kryeson avokati Edmond Petraj me rreth 32% të mbështetjes, i ndjekur nga avokati Klodian Skënderaj. Deri në mbylljen e procesit pritet të marrin pjesë edhe shumë avokatë të tjerë të Tiranës, çka mund të ndikojë në rezultatin final të garës.

Këto zgjedhje konsiderohen ndër më të rëndësishmet për komunitetin e avokatëve, pasi pas më shumë se dy dekadash pritet zgjedhja e një drejtuesi të ri për DHAT. Në garë janë figura të njohura të avokatisë shqiptare, ndërsa interesi dhe pjesëmarrja këtë vit raportohen më të larta se zakonisht./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!