Lojtarja e mbrëmjes së sotme në “Kutia 21” ishte Hatixhja. Ajo vendosi t’i shkojë deri në fund lojës me besimin se ka një shumë të madhe parash në kutinë e saj. Megjithëse largoi nga loja disa shifra të mëdha, kishte akoma në lojë 10 mijë euro. Madje bëri një premtim se nëse në kutinë e saj do të ketë këtë shumë, do t’i qeraste ata që ndodheshin në studio.
Bankieri i ofroi ofertën 180 euro por u pendua më pas që e refuzoi kur 10 mijë euro u eliminuan nga loja. Megjithatë, kishte ende mundësi të merrte në shtëpi 200 euro, që ishte shuma më e madhe që kishte ngelur në lojë. Çfarë ndodhi më pas? Hatixhja nuk doli siç e priste. Sa fitoi ajo? Ndiqni videon e mëposhtme në kanalin Abc News Albania në Youtube.