Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se komisioni i dezinformimit do të ketë sukses, nëse fillimisht do të koordinohet me institucionet inteligjente.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se duhet një vetërregullim i brendshëm, për trancparencën dhe financimet e mediave.
Ndërsa gazetari Ardit Rada deklaroi se një pjesë e mediave kanë rënë në dorën e gabuar.
Pjesë nga diskutimi
Ervin Karamuço: Ka ende media që jo për qëllim të keq ndaj vendit, por i ftojnë për klikime. Në raportin e SHISH të vitit 2022, është përmendur një fakt, që ne kemi pasur një influent shumë të madhe me teori konspirative, e huaj, malinje e huaj, por që ka ngjizur brenda duke filluar me kundërshtimin e vaksinave, u bënë edhe mitingje, nëse e mbani mend. E vendosur në raporte, do të thotë që është edhe kjo e listuar si pjesë e zhvillimeve evropiane në atë kohë.
Ardit Rada: Nuk e di nëse kjo do të jetë objekt i komisionit, por një pjesë e mirë e mediave kanë rënë në dorën e gabuar, si në investim, ashtu edhe në drejtim duke qenë në dorën e njerëzve jo profesionistë, nuk synojnë profesionalizmin, por klikimet. Nuk e di nëse do të jemi dëshmitarë, por unë kam përshtypjen që edhe lufta e tretë do të nisë për klikime.
Aida Topalli: Jam kundër atyre që godasin fort, jam shumë pro etikës mediatike. unë i përzgjedh ata që intervistoj. Etika gazetareske është mbi të gjitha.
Ervin Karamuço: Do të ketë sukes nëse fillimisht do të koordinohet me institucionet tona inteligjente, do të ketë një bazë të mirë materiale, për t’u bindur deputetët se çfarë duhet të ndryshojë. Duhet edhe një vetërregullim i brendshëm, për trancparencën, për financimet, për gjithçka që ka të bëjë me median, qoftë audiovizuale, edhe ato pastaj sociale./abcnews.al