Një dezertor nga ushtria polake që u arratis në Bjellorusi dhjetorin e kaluar, u gjet i vdekur në një apartament në Minsk. Autoritetet bjelloruse thonë se Emil Czeczka u gjet i varur në një apartament në kryeqytetin e vendit.
Nie żyje Emil Czeczko https://t.co/fnb5LIL5U6
— Bartłomiej Szponar ?? ?? – Polityka Powszechna (@BartSzponar) March 17, 2022
Emil Czeczko shërbeu si ushtar në kufirin me Bjellorusinë kur ushtria polake mbështeti rojet kufitare gjatë krizës së emigracionit. Më pas ai kaloi ilegalisht kufirin dhe shkoi në Bjellorusi.
Veprimi i tij u cilësuan dezertim nga ushtria polake. /abcnews.al