Devolli: Morëm pikë të arta! Trajner italian në vendin tim? Janë vetëm fjalë

schedule19:17 - 8 Mars, 2022

schedule 19:17 - 8 Mars, 2022

Bledar Devolli, trajneri i Dinamos, mori fitoren e parë në krye të bluve. Pas ndeshjes me Skënderbeun ai foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “E dija që do të vinte fitorja, sepse po prodhonim lojë, po krijonim raste.

Të rëndësishme janë tri pikët, janë flori për ne në këtë situatë. E bëmë golin shpejt, i kapëm disa herë në befasi, jam i kënaqur nga angazhimi i të gjithë lojtarëve. Nga nesër duhet të ulim kokën, të vijojmë punën, sepse vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë e vështirë.”

“Tërheqja vjen vetvetiu, pavarësisht se ne ulërijmë në stol. Është presioni i pikëve, luanim përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë. Kemi pasur mungesa dhe kemi gjetur tashmë një mënyrë loje. Ibraimi e luan mirë topin, kombinon mirë me Demirin, ndaj e kemi vendosur poshtë dhe na nxjerr më mirë përpara ne”.

“Pesë sulmues nuk i ka asnjë skuadër në Superligë, dua të stabilizoj formacionin. Pak terreni dhe pak i ftohti, ndikojnë të gjitha. Pasiguritë e Simonit? Kishte kohë pa luajtur, s’kam çfarë t’i them, është e ardhmja e klubit dhe po punon shumë mirë”.

“Trajneri italian? Nuk më intereson fare kjo pjesë, sinqerisht, kam marrë garanci nga presidenti që janë vetëm lajme mediatike. Reginaldon, edhe Imamin, do t’i kemi këtë javë dhe shpresoj do të jemi të gjithë. Të punojmë më kokën poshtë, sepse nuk kemi arritur ende asgjë. Të përmirësojmë lojën, stabilizojmë formacionin, rritim konkurrencën dhe të dalim nga kjo situatë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!