Ish-sulmuesi i Milanit, Gerard Deulofeu është shprehur se periudha që luante më skuadrën e Milanit ishte më e mira në karrierën e tij.
Në një intervistë për “Sportweek”, sulmuesi i Udineses, nuk e harron kurrë përvojën që ka pasur te “kuq e zinjtë”.
Deulofeu ka qenë pjesë e Milan në vitin 2017, ku numëroi 17 paraqitje duke shënuar 4 gola, teksa sulmuesi shprehet se “Rosonerët” do të mbesin gjithmonë në zemrën e tij pavarësisht gjithçka.
“Unë isha shumë mirë në Milano. U ndjeva i fortë sepse më besuan që nga dita e parë. Mund të merrni frymë në Milano. Ajri i klubit të madh është diçka që e perceptoni menjëherë, kudo, brenda dhe jashtë stadiumit. Unë e mbaj Milanin në zemrën time, gjithmonë”, deklaroi Deulofeu. /f.a/abcnews.al

