Gerard Deulofeu po këmbëngul që të rikthehet te Milani. Gjashtë muajt te kuqezinjtë e rikthyen në skenë spanjollin, i cili në Serie A shënoi 4 gola dhe argëtoi tifozët më paraqitjet e bëra. Barcelona më pas u bind ta rikthente, por sigurisht te katalanasit është e vështirë të luash.
Momentalisht Deulofeu është pjesë e Ëatford dhe anglezët nuk mund t’ia lejojnë vetes të dobësohen në janar, kur objektivi është qëndrimi në Premier Lague.
Gazetari Frabricio Romano raporton se anglezët nuk i nisin bisedimet pa 40 milionë euro në tavolinë. Kjo shifër sigurisht e zmbraps Milanin, që duhet të shohë opsione të tjerë dhe të mos ia plotësojë dot dëshirën e Deulofeu për t’u rikthyer.
JUVENTUSI – Bardhezinjtë ndërkohë po vëzhgojnë elementë të rinj, që do t’i shërbenin klubit në të ardhmen. Corriere dello Sport shkruan se në shënjestër është Ferran Torres, mesfushori i Valencias, kampion Europë me Spanjën U17 dhe U19.
Vëzguesit e Juventusit e kanë ndjekur lojtarin e klubit spanjoll në ndeshjen e fundit, Spanjë-Maqedoni e Veriut për 21-vjeçarë. Torres është nën kontratë deri në vitin 2021, ndërkohë që ka një klauzolë që kap vlerën e 100 milionë eurove. Juventusi po e vëzhgon, kurse Valencia në krahun tjetër po tenton të rinovojë kontratën me mesfushorin 19-vjeçar. /abcnews.al