Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka deklaruar në studion e ABC News se Shqipëria dhe Greqia duhet të bëjnë marrëveshje për kufirin tokësor, në mënyrë që ato të mos hidhen në diskutim.
Idrizi deklaroi se si kufijtë tokësorë, edhe ato detarë mes dy vendeve janë të njohura që në vitin 1913 dhe nuk kanë nevojë të rihapen, ndërsa sipas tij Rama duhet të kërkojë heqjen e ligjit të luftës nga Greqia.
“Greqia na ka futur me kokë në det. Shqipëria dhe Greqia duhet të bëjnë marrëveshje për piramidat për kufirin tokësor.
Në vitin 2009 janë bërë dy gabime të mëdha jo vetëm nga paaftësia e palës sonë bëri që ne të bënim një marrëveshje që na bënte të humbisnin duke pranuar diskutimin e kufijve detarë,
Kufijtë detarë dhe tokësorë mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të njohura që në vitin 1913 dhe nuk kanë nevojë të rihapen.
Këto dy vende mund të diskutojnë vetëm për kufijtë. Në vitin 2009 u bënë dy gabime, e para diskutimi për kufijtë detarë. Në 2009 gabimin e qeverisë së asaj kohe që hyri në diskutim për kufirin detar dhe në gabimin që u korrigjua nga Gjykata Kushtetuese që sot nuk e kemi.
Ata e mbajnë akoma edhe nga pikëpamja formale që ka një ligj lufte me Shqipërinë, kjo u vërtetua nga marrëveshja e firmosur nga dy ministrja mbrojtje.
Kjo marrëveshje mori një status të veçantë për varrezat greke çdo 28 tetor”, tha Idrizi.
Ai u shpreh se Shqipëria e ka gjysmën e territorit të saj jashtë vendit, ndërsa shprehu habi pse Shqipëria nuk ka ngritur ende një grup negociator.
“Shqipëria gjysmën e territorit e kemi jashtë vendit. Himara dhe Konispoli do bëhen territore dy gjuhëshe pa e kuptuar . Ramën e ka bërë rrumpallë politikën e jashtme.
Marrëveshje nuk do ketë sepse nuk ka një grup negociator. E çuditshme që Shqipëria nuk merr një avokat. Ne sot jemi për të kthyer vëmendjen e aty ku jemi”, u shpreh Idrizi./abcnews.al