“Deti” në Hagë, Ruci në “Log.”: Procedura, vitet dhe historia e arit që u bllokua nga britanikët

schedule22:39 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 22:39 - 28 Dhjetor, 2020

Pedagogu Hektor Ruci i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në “ABC” për debatin e kufirit detar me Greqinë, pasi Athina zyrtarizoi zgjerimin me 12 milje, u ndal te procedura për të shkuar në Gjykatën e Hagës.

Ai tha se për vendimin e Hagës nuk ka mekanizma shtrëngues për vendet nëse nuk e pëlqejnë, por shtoi se si dy vende demokratike një gjë e tillë nuk pritet që të ndodhë as nga Tirana dhe as nga Athina pasi janë pajtuar për të shkuar në këtë institucion ndërkombëtar.

Ruci tha se kjo gjykatë është hapur me një cështje që ka pasur palë Shqipërinë, ndërsa në rastin e detit, dosja mund të marrë zgjidhje, e shumta brenda 5 vite.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës funksion në një logjikë tjetër nga ajo e vendit, sikur jemi mësuar. Gjykata vendoset në lëvizje në tre raste, njëra në një marrëveshje speciale mes dy palëve, ose kanë mosmarrëveshje ose nuk duan ta zgjidhin vetë, ose përmes klauzolës juridiksionale, dhe në rastin e tretë, kur një shtet ka pranuar juridiksionin e gjykatës dhe një shtet tjetër përsëri e ka pranuar. 

Lexo edhe: “Deti”, Ruci: Shqipëria dhe Greqia në gjykatë ndërkombëtare për ishujt  

Jemi në rastin e parë. Shqipëria ka shkuar që në fillim, Britania e Madhe kundër Shqipërisë, ne e kemi hapur gjykatën i kemi “dhënë” çelësat. Si shkohet, dy palët bien dakord për pyetjet, kjo është ajo marrëveshja që nuk e dimë, që nënkupton vullnet politik. 

Më pas fillon një proces juridik, përcaktohen pyetjet, fushat ku gjykatës i kërkohet të shprehet dhe vendimi i gjykatës është i detyrueshëm. Ka një klauzolë, opsioni opsional. Nga momenti që vendet pranojnë të shkojnë në gjykatë vendosin që të jetë i detyrueshëm. 

Për shembull në cështjen e parë dhe të fundit që kemi pasur për kanalin e Korfuzit, Shqipëria nuk e pranoi në fund vendimin e gjykatës dhe si rrjedhim ndodhi ajo historia e famshme e arit, që u bllokua nga britanikët. Teorikisht ky opsion ekziston.

 Nuk besoj se do të jemi përpara këtij vendimi. Nuk ka mekanizëm shtrëngues, është vullneti i shtetit. Nëse Shqipëria shkon, si vend demokratik që respekton të drejtën ndërkombëtare do ta respektojë vendimin. Gjykata do të japë një vendim, Shqipëria dhe Greqia do të pranojë vendimin. 

Sa kohë? Varet, cështje të ndryshme në raste të ngjashme kanë zgjatur jo më shumë se 5 vite. Në Hagë shkohet me ekip të plotë. Në herën e parë dhe të fundit kemi pasur një avokat jugosllav dhe një zyrë franceze” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!