“Deti” në Hagë, ministri grek fut te lista e sukseseve paktin me Shqipërinë: Ne po zgjerohemi

schedule13:02 - 11 Korrik, 2021

schedule 13:02 - 11 Korrik, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias bëri një bilanc të punës së tij në krye të diplomacisë dy vite nga marrja e detyrës.

Institucioni që ai drejton ka bërë një raport përmbledhës që fillon me mesazhet “Ne po forcojmë pozicionin e Greqisë në skenën ndërkombëtare”.

Pastaj, paraqitet një fragment nga fjalimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Parlament i cili shprehej “Greqia po zgjerohet duke u bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ligjin për Detin“.

Kreu i ekzekutivit grek në deklaratën e tij të gushtit të vitit të kaluar i referohej marrëveshjes së pjesshme të demarkacionit për detin me Egjiptin, me Italinë dhe marrëveshjes me Shqipërinë, për të cilën dy vendet ranë dakord për ta çuar në Gjykatën e Hagës” shkruajnë mediat greke.

Pastaj, video-mesazhi nga Dendias vijon me Ankaranë “Ne iu përgjigjëm me vendosmëri çdo sfide” shprehet ai, me sfond konfliktin me Turqinë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!