Pavarësisht se sa shumë përpiqet që një person të fshehë tradhtinë, ka disa shenja që tregojnë se gjërat nuk janë në rregull. Ali Marsh, një dedektiv privat thotë se ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh që të kuptoni nëse po mashtroheni.
Ndryshimet në pamjen dhe garderobën e tyre
Mund të jetë shenjë se kanë takuar dikë të ri, sepse kur kjo ndodh, njerëzit shpesh e ndjejnë se janë në një fillim të ri, dhe investojnë më shumë në vetvete.
Ndryshojnë rutinën e tyre
Nëse partneri juaj rri papritmas vonë në punë dhe nuk ka ndodhur më parë, ose del në ditët kur më parë ka qenë me ju në shtëpi, kjo mund të jetë edhe një shenjë e tradhtisë.
Papritur, palestra është bërë më e rëndësishmja
Nëse ata kanë qenë në divan që nga fillimi i lidhjes suaj, dhe tani befas vizitojnë rregullisht palestrën, mbase ka ardhur koha të kontrolloni nëse bëhet fjalë për këtë.
Merr telefonata dhe largohet nga dhoma kur të përgjigjet.
Kjo mund të jetë diçka e dukshme, të cilën e shohim në filma, por gjithsesi vlen të përmendet. /abcnews.al