Detarët italianë e njihnin Amerikën 150 vjet para Kristofor Kolombit, sugjeron analiza e re

schedule17:34 - 9 Tetor, 2021

schedule 17:34 - 9 Tetor, 2021

Analiza e re e shkrimeve të lashta sugjeron se marinarët nga Italia e Kristofor Kolombit e njihnin Amerikën 150 vjet para ‘zbulimit’ të saj të famshëm.

Transkriptimi dhe detajimi i një dokumenti rreth vitit 1345, nga milanezi Galvaneus Flamma, eksperti i letërsisë mesjetare latine, profesor Paolo Chiesa ka bërë një zbulim “mahnitës” të një pasazhi “të jashtëzakonshëm”, duke iu referuar një zone që ne e njohim sot si Amerika e Veriut.

Sipas Chiesa, eseja e lashtë e zbuluar për herë të parë në vitin 2013 sugjeron që marinarët nga Xhenova ishin tashmë të vetëdijshëm për këtë tokë, të njohur si ‘Markland’/ ‘Marckalada’, e përmendur nga disa burime Islandeze dhe e identifikuar nga studiuesit si pjesë e bregdetit Atlantik të Amerikës së Veriut.

Galvaneus ishte një frat domenikan i cili jetonte në Milano dhe ishte i lidhur me një familje që mbante zotërinë e qytetit. Ai shkroi disa vepra letrare në gjuhën latine, kryesisht mbi tema historike. Dëshmia e tij është e vlefshme për informacion mbi faktet bashkëkohore milaneze, për të cilat ai ka njohuri të dorës së parë, shkruan abcnews.al

“Cronica universalis”, e cila është analizuar këtu nga Chiesa, mendohet të jetë një nga veprat e tij të mëvonshme, ndoshta e fundit dhe u la e papërfunduar dhe e papërsosur. Ai synon të detajojë historinë e të gjithë botës, nga ‘krijimi’ deri kur u botua.

Pavarësisht se, thotë Chiesa se: “Cronica universalis” sjell prova të pashembullta në spekulimet se lajmet për kontinentin amerikan, të nxjerra nga burimet nordike, qarkulluan në Itali një shekull e gjysmë para Kolombit.”

“Këto detaje mund të jenë standarde, si dalluese për çdo tokë të mirë; por ato nuk janë të parëndësishme, sepse tipari i përbashkët i rajoneve veriore është të jesh i zymtë”.

Në përgjithësi, thotë profesori Chiesa: “Unë nuk shoh asnjë arsye për të mos e besuar dhe është vërejtur prej kohësh se tabelat detare të shekullit të katërmbëdhjetë të vizatuara në Xhenova dhe në Katalonjë ofrojnë një përfaqësim gjeografik më të avancuar të veriut, e cila mund të arrihet përmes kontakteve të drejtpërdrejta me ato rajone.

Cronica universalis, e shkruar në gjuhën latine, është ende e pabotuar; megjithatë, një kapitull është planifikuar, në kuadrin e një programi shkencor dhe arsimor të promovuar nga Universiteti i Milanos.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!