Ikona e famshme e modës Coco Chanel dikur tha: “Asgjë nuk e bën një grua të duket më e vjetër se sa shtrenjtësia dhe komplikimet.” Ky citim ka një rëndësi të veçantë edhe në ditët e sotme, pasi aksesorët e thjeshtë janë trend. Bright Side ka renditur disa gjëra që e bëjnë një femër shumë më të vjetër se sa është.
Stilimi i flokëve në mënyrë perfekte
Stilimi përfekt dhe me shumë llak mund t’ju kthejnë pas në vitet ’80 dhe ’90. Sot, gratë përdorin metoda më progresive kur bëhet fjalë për flokët. Është më mirë të dukeni me flokët origjinalë, pasi ju bën të dukeni më natyrale.
Flokë shumë të errët ose flokë bjondë shumë të verdhë
Flokët tepër të errëta mund të krijojnë një lloj hijezimi rreth fytyrës që do të nxjerrë në pah ndryshimet e lidhura me moshën. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e verdhë: ato i bëjnë flokët të duken të djegura dhe të çrregullta.
Këpucë dhe aksesorë prej lustrafine
Elementë të tillë që reflektojnë dritën ju kthejnë në të kaluarën për sa i përket bukurisë. Materiali trend për këpucët në ditët e sotme është kamoshi.
Bizhuteri të lira
Vathët plastike, unazat, gjerdanët dhe pjesët me shumë ngjyra duken bukur tek adoleshentët, por është një ide e keqe për gratë më të mëdha në moshë. Aksesorë të tillë i bëjnë gratë të duken më të moshuara.
Bluzat me mbishkrime
Rrobat janë një mjet i shkëlqyeshëm për vetë-shprehje, por kur bëhet fjalë për bluzat me mbishkrime, duhet të tregoni kujdes. Fjalët mund të duken vetë-ironike dhe mund t’ju bëjnë të dukeni pak të papjekur.
Një stil shumë konservator
Të jesh konservator është një ide e mirë për një event serioz. Por në përditshmëri, duhet të eksperimentoni, për shembull vishni pantallona klasike me atlete. Nuk ka nevojë të ndiqni standardet e modës nëse nuk doni të dukeni si të tjerët.
Përdorimi i tepërt i ngjyrave klasike
Kombinimet standarde të ngjyrave si bardh e zi, e kuqe dhe e zezë dhe të tjera, nuk duhet të konsiderohen si rregulla të pathyeshme. Në fund të fundit, “klasikja” është vetëm njëra anë e modës. Duke patur parasysh trendet moderne, është më mirë të filloni të eksperimentoni me kombinime të tjera.
Flokë shumë të shkurtër
Besohet se flokët e shkurtër i bëjnë gratë të duken më të reja por është gjithashtu mund të krijojë efektin e kundërt. Kjo ka të bëjë kryesisht me prerje më konservatore, ndërsa prerjet asimetrike duken më moderne. xh.d/abcnews.al