VIDEO/ Detajet, nga planifikimi 6 mujor tek ekzekutimi në sy të familjes, si u vra shqiptari “baron droge” në Londër

schedule19:28 - 26 Nëntor, 2021

schedule 19:28 - 26 Nëntor, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri në Londër. Së fundmi në mediat britanike janë publikuar pamjet e ekzekutorit i cili qëlloi për vdekje shqiptarin në prag të krishtlindjeve të vitit 2019 në derën e shtëpisë së tij.

Raportohet se shqiptari u qëlluar për vdekje para gruas dhe foshnjës së tij nga një ekip vrasësish suedezë. Ky ekzekutim raportohet se ishte planifikuar për 6 muaj deri në momentin që u vu në zbatim.

Katër persona ndiqen penalisht për vrasje dhe dy të tjerë për devijim të qëllimshëm të hetimeve.

Lexo edhe: PAMJET/ Autori me maskë si e Admir Muratajt, si u vra “mbreti” shqiptar i kokainës në Londër

Beqiri, një shtetas suedezo-shqiptar, ishte jashtë shtëpisë së tij në Battersea, në jugperëndim të Londrës, kur u vra. Sulmi ndaj Beqirit, i cili ishte vëllai i yllit të Real Housewives of Cheshire, Misse Beqiri, u kap nga kamerat e sigurisë.

 

Në gjykatë u tha se viktima ishte vrarë me gjakftohtësi. Mësohet se vrasësit kishin ardhur nga Suedia për të kryer “detyrën”. Personi që tërhoqi këmbëzën e pistoletës raportohet se është shtetasi suedez-tunizian Anis Hemissi, 24 vjeç, ndërsa ai vetë mohon vrasjen dhe posedimin e një pistolete.

Edhe shtetasit suedezë Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, të cilët thuhet se kanë qenë pjesë e ekipit “në terren” të dërguar për të ndihmuar Hemisin, mohojnë gjithashtu vrasjen.

Shtetasi i Mbretërisë së Bashkuar, Clifford Rollox, 31 vjeç, nga Islington, Londra veriore, dhe shtetasi holandez Claude Isaac Castor, 21 vjeç, nga Sint Maarten në Karaibe, por me banim në Britani, mohojnë se kanë shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë.

Dyshja ishin të përfshirë në “pastrimin e provave dhe zhdukjen e mjeteve të vrasësit” në një banesë pranë lumit Battersea, ku autori kishte qëndruar menjëherë pas sulmit.

Ky ambient është përzgjedhur mjaft qëllimisht për këtë vrasje, një nga hapat e shumtë të ndërmarrë drejt kësaj ngjarjeje.

Planifikimi “u bë më intensiv” në nëntor 2019 kur Pino-Munizaga udhëtoi për në Londër për rreth 14 orë.

Ai dyshohet se e ka marrë me qira banesën, ka vizituar shtëpinë e Beqirit dhe ka blerë një biçikletë, e cila më vonë është përdorur nga vrasësi për të kryer vëzhgimin e fundit në ditët para vrasjes.

Gjykatësve iu kërkua të merrnin parasysh “shpenzimet dhe përpjekjet e mëdha” që u përfshinë në planifikimin e kësaj vrasje. Gjyqi vazhdon. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!