Forcat e armatosura të Ukrainës kanë gjetur një Bucha një dhomë torture të përdorur nga ushtarët rusë. Në dhomë u gjetën edhe trupat e pajetë të pesë civilëve të cilët ishin të përkulur me duart e lidhura pas shpinës.
Lajmin e bën të ditur agjencia UNIAN. Sipas raportimeve, trupat ruse kanë përdor për tortura bodrumin e një sanatorium lokal për fëmijë të quajtur “Radiant”.
Ndërkohë, ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se pamjet e civilëve të vdekur në Bucha janë një komplot i SHBA-së për të fajësuar Rusinë, shkruan skynews.
“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.
Ajo tha se reagimi i menjëhershëm i Perëndimit mbi pamjet e civilëve të vdekur kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë. /abcnews.al/