Autoritetet greke janë shumë pranë zbardhjes së misterit të vdekjes së tre motrave në Patra të Greqisë.
Të dhënat e reja sugjerojnë e dy motrat Malena dhe Irisi janë vrarë nga e njëjta substancë vdekjeprurëse, nga ketamina.
Por ndryshimi midis 2 vajzave është se Melenës i është dhënë më pak sasi kertamine se sa Georginës.
Lexo edhe:A e ka vrarë Malenën e ëma? Gjendet substancë e dyshimtë edhe në trupin e 3-vjeçares
Sipas ekspertizave mjeko ligjore vdekja e Georginës ka ardhur 10 minuta pasi i është vendosur në trup ketamina, ndërsa vdekja e Malenës ka marrë më shumë kohë.
Malena ka dhënë shpirt për një orë e gjysmë. Kujtiojmë se e dyshuar kryesore për vdekjen e tre fëmijëve është e ëma e tyre, Roula Pispirgou, e cila ndodhet në paraburgim.
Njëkohësisht zhvillimet janë të shpejta pasi është çështje orësh që mostrat e Malenës dhe Irisit të arrijnë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit Aristoteli të Selanikut, ku do të vendosen nën mikroskopin e ekipi shkencor i profesor Nikolaos Raikos .
Lexo edhe: Akuzohet se vrau vajzën me ketaminë, zbulohen detajet që shtojnë dyshimet te 33-vjeçarja në Greqi
Instrumenti i posaçëm i laboratorit ka një ndjeshmëri deri në 500 herë më të madhe në zbulimin e substancave se ai në Athinë./abcnews.al.