37 persona janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare, të cilat ishin koordinuar me një skuadër të përbashkët investigative.
Gjatë hetimit, u kapën afërsisht 3.5 ton drogë e llojit marijuana, kokainë dhe hashash, vlera e së cilës është 40 milion euro.
LEXO edhe: VIDEO/ Sekuestrohen 40 milion euro lëndë narkotike, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri
Detaje mbi hetimet do të jepen në orën 12.00 gjatë një konference për shtyp ku do të marrin pjesë prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho, Arben Kraja, Kreu i Prokurorisë Speciale Antikorrupsion dhe Krimi i Organizuar (SPAK) , Filippo Spiezia, nënkryetar dhe anëtar për Italinë e Eurojust, Giuseppe Volp e, prokura e Republikës së Barit dhe drejtori i Dia Giuseppe Governale.
Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
LEXO edhe: Kapet gomonia e fuqishme në Vlorë, 37 të arrestuar për drogë në Itali dhe Shqipëri
Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.
Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”. Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare me vlerë deri në 4 milionë euro./abcnews.al