Detaje të reja nga masakra në Pragë, autori 24 vjeçar kontrolloi klasë më klasë për të ‘shigjetuar’ viktimat

schedule10:14 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 10:14 - 22 Dhjetor, 2023

Motivi i studentit  24-vjeçar David Kozak, i cili të enjten kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles në Pragë, mbetet ende një mister.

Në të njëjtën kohë, dëshmitarët raportojnë se 24-vjeçari po kontrollonte derë më derë për të gjetuar viktima të tjera.

“Ai po shikonte nga klasa në klasë për të parë nëse kishte njerëz për të qëlluar. E mbyllëm derën e sallës pesë minuta para se ai të përpiqej ta hapte”, tha gazetari Jakob Weisman.

Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 Win AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, ku policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 14, ndërsa tre nga të plagosurit janë të huaj.

Në një tjetër mesazh në Telegram, 24-vjeçari mësohet të ketë shkruar edhe se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”. Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi masterin, duke u fokusuar në historinë e Polonisë.

David Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar të Volkskrant holandez, i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!