Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje të reja nga fundosja e varkës në Itali/ Mes viktimave, 3 spiunë

schedule10:43 - 30 Maj, 2023

schedule 10:43 - 30 Maj, 2023

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e një ditë më parë në Lago Maggiore në Itali, ku si pasojë e fundosjes së një varkë humbën jetën 4 persona.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, dy prej viktimave ishin agjentë të shërbimeve sekrete italiane, një agjent izraelit i dalë në pension dhe një 50 vjeçare ruse, e identifikuar si bashkëshortja e pronarit të varkës.

Varka me mbi 25 persona në bord u fundos si pasojë e motit të keq, teksa zbulimet e reja kanë shtyrë autoritetet të thellojnë hetimet.

Varka ndodhej mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona kur ndodhi tragjedia, në një kohë kur personat e pranishëm po festonin një ditëlindje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!