Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Detaje të reja nga ekzekutimet mafioze në Elbasan, çfarë kanë kapur kamerat

schedule18:36 - 13 Tetor, 2020

schedule 18:36 - 13 Tetor, 2020

Nuredin Dumani, personi i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Bujar Çelës në Bradashesh  të Elbasanit në 17 shtator dhe Klevis Kapllanaj, i ekzekutuar 3 ditë para kësaj ngjarjeje në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës,  dyshohet të jenë autorë të vrasjes së  Emiljano Ramazanit në20 korrik të këtij viti në qytetin e Elbasanit.

ABC News mësoi nga burime nga grupi hetimor se Klevis Kapllanaj dyshohet të jetë ekzekutori i 39-vjeçarit Emiljano Ramazani në makinën e tij poshtë pallatit ku jetonte.

Hetuesit kanë arritur në këtë përfundim nga verifikimi i pamjeve filmike të atentatit ndaj Ramazanit, që tregojnë sipas tyre, përputhje karakteristikash të Klevis Kapllanajt me autorin që qëlloi mbi 39 vjeçarin në 20 korrik duke e lënë të vdekur në vend.



LEXO edhe: EKSKLUZIVE/ ABC News siguron pamjet e atentatit, autori me kapuç ekzekuton Emiljano Ramazanin për 30 sekonda

Të njëjta burime i thanë ABC News se Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj kanë qenë miq të ngushtë me njëri- tjetrin, por pas ekzekutimit të Emiliano Ramazanit, ku dyshohet të kenë bashkëpunuar, marrëdhëniet e tyre janë prishur për një sasi parash.

Ndaj dhe, sipas burimeve, Nuredin Dumani dyshohet ta ketë ekzekutuar shokun e tij Kapllanaj, gati 2 muaj më vonë, për të fshehur krimin që kishin kryer së bashku.

LEXO edhe: Shtohen pistat për vrasjen e Klevis Kapllanit, hetohet miqësia e tij me Emiljano Ramazanin

 

Sipas burimeve nga grupi hetimor i dosjes së vrasjes së Emiliano Ramazanit, Klevis Kapllanaj, ekzekutori i dyshuar i Ramazanit dyshohet të ketë qenë personi që vendosi armën e krimit në servisin në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në Qytetin e Peqinit.

Pistoleta  që u gjet poshtë një serbatori makine është e konfirmuar se është arma që i mori jetën 39-vjeçarit Emiljano Ramazani. Seit dhe Albert Manahasa vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në burg” për armën e sekuestruar në pronën e tyre.

Burimet thanë se Seit Manahasa ka pasur miqësi me të shumëkërkuarin Talo Çela, vëllai i të cilit Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e 17 shtatorit nga autori i dyshuar dhe i shpallur tashmë në kërkim Nuredin Dumani.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!